Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë. Ata kanë mirëpritur ditën e sotme në jetë vajzën e tyre, të cilën sikurse kishin treguar më parë e kanë quajtur Alina.
Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktori turk përmes një statusi në Instastory.
“Brenda meje është rritur një dashuri e pakushtëzuar. Mirësevjen në jetë princeshë ALINA. Na solle gëzim të gjithëve!”- shkruan ai.