Sela, nuk do të kandidojë për Strugën


Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka hequr dorë nga udhëheqja e Komunës së Strugës, pasi ka bërë të ditur, se nuk do të kandidojë më për kryetar të kësaj komune.

“Nuk do të kandidoj për Strugën. Shkaqet, ngaqë jam kryetar partie dhe na presin sfida tjera dhe nuk mund ta ndaj kohën. Në Strugë, i fitojmë zgjedhjet me cilindo kandidat, pasi mund ta fitojë cilindo oponent që do të kemi përballë”, tha Sela në takimin joformal me gazetarë, transmeton TV21.

Sela ishte zgjedhur kryetar i Strugës në vitin 2013, por u largua nga ky post, pasi vendosi të kandidojë për deputet.