Fatmir Aliu: Z.Ahmeti BDI-ja nga lu*fta e 2001 për të drejtat e shqiptarëve, NATO e tash në ekologji. Dikush po thotë dhe po mendon me zë që po i bëni opozitë vetvetes.
Ali Ahmeti: “Deri në vitin 2024 BDI i ka të fituara zgjedhjet dhe bëhen çerek shekulli. Më vjen keq që do të shprehem kështu, por kemi opozitë që qan kur nuk qahet dhe qesh kur nuk qeshet dhe kjo është e keqja më e madhe”.
Fatmir Aliu: A po ma sqaroni këtë çka doni me thanë dhe kujt po i qoni selam?
Ali Ahmeti: “Po e marrim çështjen e fundit. Dalja ime publike me një platformë që ambienti i gjelbër është pasuri e begati për të gjithë. Në vend që të dalin dhe ta pasurojnë këtë agjendë ata dalin me përralla”.
Fatmir Aliu: Kush janë ato?
Ali Ahmeti: “Opozita. Në mungesë të ofertave, në mungesë të kapaciteteve. Së paku as mos qesh as mos qaj”.