Anëtari i kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faik Fazliu, është arr*estuar mbrëmjen e së shtunës në një lokal në Prizren.
Fazliu i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, thotë se arr*estimi i tij ka qenë i padrejtë.
Ai është shprehur se gjatë arr*estimit atij i janë shkaktuar edhe probleme shëndetësore në boshtin kurrizor, e në protezën që ka në gju.
Fazliu rrëfen se pas rrëzimit dy punëtorë të sigurimit në lokal janë munduar që ta ndihmojnë që të ngritët, por që sipas tij, polici u ka bërtitur duke u thënë “Mos e prekni se ja u thej kryet”.
Megjithatë, edhe pas reagimit të policit, sigurimi e ka ndihmuar atë që të ngritët.
“Ai filloi me më bërtit pa asnjë arsye. Ndërsa, kur jam rrë*zuar kam rënë në boshtin kurrizor. Janë ofruar 2 punëtorë të sigurimit me më ndimu, por polici i është drejtuar duke u thënë mos e prekni se ja u thej kryet. Ai nuk më ka thënë asnjë fjalë, as pse po mi qet pr*angat. Në momentin që ka thënë qitjani pr*angat unë nuk kam rezistu, vetëm ja kam qit duart. Ndërsa vetëm punëtori i sigurimit më ka ndihmu me u ngritë”, deklaron ai.
Fazliu thotë se ai e ka bashkëshorten nga Prizreni andaj edhe e ka vizituar këtë komunë.
Ndërsa shprehet se pronarin e lokalit e ka mik të familjes.