Klubi i Fshatit Zhitoshë “Bratstvo” (Komuna e Dollnenit), po shkruan histori. Në fakt, për herë të parë një klub kryesisht me Shqiptarë (por edhe boshnjakë,maqedon dhe turq) nga Zhitosha, do të luajë më 9 qershor (e mërkurë) balotazh me skudaren Horizont Turnovo në Stadiumin e Qytetit ne Shtip ora 16.00, për të hyrë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut(MV).
Me këtë rast në Zhitoshë dhe në rrethinën e Komunës Dollneni, po mbretëron një atmosferë festive dhe një interesim jashtzakonisht i madh. Kapiteni i klubit Muzafer Aliu është shprehur shumë optimist për ndeshjen e sotme.
“Po bëjmë, po shkruajmë historinë e klubit shqiptar nga fshati Zhitoshë. Prandaj, i ftojë të gjithë dashamirët e futbollit që t’na mbështesin në këto momente dramatike. Nga shpirti dhe zemra e dëshirojë kualifikimin e klubit tonë fudbollistik në Ligën e Dytë.b Kemi potencial, kemi futbollistë të mirë e cilësorë, prandaj pikërisht këtu e bazojë optimizmin”, theksoi Kapiteni i KF “Bratstvo” Muzafer Aliu.