Prokuroria Publike në Shkup dhe ajo në Veles kanë njoftuar, se kanë sjellë vendim që të gjobisin 6 qytetarë, 3 banorë të Shkupit dhe 3 të Velesit, për shkak se kanë shkelur orën policore në qytetet nga vijnë.
Qytetarët nga Shkupi, siç njoftoi Prokuroria do të gjobiten me nga 100 gjoba ditore, ku një gjobë ditore kap vlerën prej 20 euro apo me nga 2 mijë euro.
Ndërkaq qytetarët e Velesit do të gjobiten me nga 40 gjoba ditore, secila prej tyre me nga 20 euro për kundërvlerë denari apo me nga 800 euro.