Neziri: Agjenda e gjelbër e BDI-së nuk është vetëm PR, pres ndryshime kadrovike në parti


“Unë nuk besoj se është vetëm PR, por një kauzë, e cila do të jetë tema kryesore në periudhën e ardhshme,” tha analisti politik Xhelal Neziri në një deklaratë për “Blifingun e mëngjesit”, duke komentuar agjendën e re të gjelbër të BDI-së.
Sipas tij, kur promovohet një politikë e re, keni nevojë për njerëz që besojnë në atë ide.

“Të njëjtët njerëz që bënë të kundërtën nuk mund të punojnë tani për të mbrojtur natyrën dhe mjedisin. Me këtë ide të re politike të BDI-së, do të jetë e pashmangshme që partia të reformohet. Karakteristikat e partive të gjelbra janë se ato janë të hapura për grupet shoqërore dhe lëvizjet për mbrojtjen e mjedisit. Unë pres që BDI të ekipohet”, tha Neziri, duke shtuar se ribrendimi është më thelbësore në koalicion parazgjedhor me LSDM.

“Pres një marrëveshje më të lehtë midis dy palëve,” tha analisti.
Vendimi i BDI-së mbi politikën e re të partisë u publikua të Shtunën, me rastin e 19 vjetorit të themelimit të partisë.