Me siguri e keni dëgjuar bashkëpunimin fantastik të Taynës me reperin Azet por edhe nëse jo, s’ju lëmë të ikni nga këtu pa i hedhur një sy.Menaxheri i Tayna-s, Rinor Hykolli, ishte i pari që konfirmoi duetin në një farë mënyre, pasi ripostoi një video nga fansat e reperes ku shkruhej se së shpejti të dy artistët do bashkonin forcat për një bashkëpunim mes tyre.
Projekti i titulluar “Ti harro” i ka pëlqyer shumë publikut, aq sa kjo këngë ka arritur sukses të madh brenda dy ditëve në Youtube.
Në dy ditë, “Ti harro” ka 2 milion klikime dhe sigurisht kjo është për t’u duartrokitur.