Blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka festuar 30-vjetorin e saj të lindjes me një super festë që do ta mbajë mend gjatë.
Ajo ka ftuar miqtë më speciale në një festë “Under the sea” (nëndet) dhe është veshur si një sirenë, duke shkëlqyer nga koka tek këmbët.
Sigurisht, në rrjete sociale s’mund të mungonin pamjet nga festa e paharrueshme e 30-vjetorit, mes muzikës, shkëlqimit të xixave të fustaneve, pijeve të mira e miqve të çmuar.