Burri para bashkëshortes: Kam shkuar me shefen suedeze, jam çun i shkathët

Kastrioti dhe Imelda janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gj*yq” tek “E Diela Shqiptare” ku tregojnë problemet që kanë mes tyre. Kastrioti shprehet se Imelda ia ka mbyllur derën e shtëpisë dhe nuk e lejon të hyjë më brenda. Kjo situatë ka nisur gati para një viti dhe akoma nuk kanë gjetur një zgjidhje. Kanë 12 vite martesë dhe 5 vite kanë jetuar në Suedi.

Kastrioti do që të rikthehet me Imeldën dhe vajzat dhe të jetojnë të lumtur, por Imelda nuk e pranon një gjë të tillë dhe e quan rr*ugaç, sepse e ka tr*adhtuar me shefen e tij suedeze për një kohë shumë të gjatë.

Imelda: Sot kam ardhur për të kërkuar di*vorcin sepse nuk është një njeri normal.
Kastrioti: Avazh, avazh, nuk ke për ta marrë di*vorcin kurrë.
Imelda: Ti do ma japësh sepse nuk më meriton as mua dhe as gocat.

Eni Çobani: Imelda kush është problemi që t’i i mbyll derën babait të 4 vajzave të tua?
Imelda: Kastrioti të tregojë kush është problemi, ai i di të gjitha se çfarë ka bërë. Ti je rr*ugaç, ke bërë shumë gabime.

Kastrioti: Pse rr*ugaç sepse të dua?
Imelda: Do e tregosh mes publikut se çfarë ke bërë ti.
Ardit Gjebrea: Cili është gabimi?
Imelda: Ka shkuar me një gocë suedeze.