4 persona kanë vd*ekur si pasojë e një aksidenti në Ferizaj.
Lajmin e ka konfirmuar drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Nadire Ymeri.
Ajo ka thënë se në mesin e vi*ktimave është edhe një 12 vjeçare.
“4 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e ak*sidentit në fshatin Koshare. Vi*ktimat janë sjellë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ne Prizren. Edhe policia është në Emergjencë dhe po merr informacione. Në mesin e vi*ktimave është edhe një vajzë 12 vjeçare. Ndërsa, një vajzë e intubuar është nisur për trajtim në Prishtinë”, ka deklaruar ajo.
Ak*sidenti ka ndodhur mes dy veturave, një veture Audi dhe një Golfi 2.
Ndërsa, lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai ka deklaruar se ak*sidenti është mjaftë i rëndë dhe ka të vdekur, por për detaje shtesë do të prononcohen sapo t’i marrin informacionet nga terreni.