Ai kishte hyrë në Librin e Rekordeve Botërore Guinness si njeriu më i tatuazhuar në Itali dhe për grupmoshën mbi 65 vjeç me më shumë tatuazhe në botë. Angelo Piovano nga Torino, ndërroi jetë në moshën 85 vjeçare.
Lajmin e ka dhënë në faqen e Facebook, nipi i tij Marco Bruno: “Angelo vdiq natën e kaluar – shkruan ai – tani universi do të jetë edhe më i gjallë”. Postimi është shoqëruar nga dhjetëra komente dhe ngushëllime.