Maqedonia e Veriut në vitin 2020 ka paguar mbi 330 mijë euro qytetarëve që i kanë fituar lëndët kundër gjyqësisë tonë në Strasburg. Sa për krahasim, shteti si palë e paditur e cila ka humbur gjykime, në vitin 2018 ka paguar dë*mshpërblim qytetarëve në vlerë prej 124.900 euro, sipas të dhënave të Byrosë për përfaqësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. Nga numri i përgjithshëm i gjykimeve kundër shtetit, më shumë se 100 gjykime kanë të bëjnë me nenin 6 të Konventës për të drejtat e njeriut, përkatësisht të shkeljes të së drejtës për gjykim të drejtë. Ndërkohë, Maqedonia as që ka filluar me reformat në gjyqësor dhe as që i ka hapur kapitujt 23 dhe 24 me Komisionin Evropian, që kanë të bëjnë me sundimin e së drejtës dhe për të drejtat e njeriut. Vlerësimet për gjyqësorin dhe prokurorinë janë midis 2 dhe 3 për qind të besimit të plotë.
Ky dëmshpërblim (kompensim) prej 330 mijë euro është rezultat i gjykimeve të fituara të qytetarëve kundër Maqedonisë së Veriut në Strasburg, për padi që i kanë dorëzuar në vitin 2019, në 2018 dhe më herët. Por, me shumë mundësi – situata do të jetë edhe më e përkeqësuar, nëse merret parasysh numri i padive të dorëzuara kundër shtetit në vitin 2020. Ato padi tani janë në procedurë, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë përmes Byrosë për përfaqësim të Maqedonisë së Veriut para Gjykatës së Strasburgut, do të dorëzojë përgjigje ndaj këtyre padive.
Në mënyrë shtesë, gjatë këtij viti do të pasojë dëmshpërblimi i qytetarëve, për arsye se gjatë vitit të kaluar, kundër shtetit janë sjell 14 gjykime dhe 13 vendime. Gjatë vitit 2020, para formateve të ndryshme të Gjykatës në Strasburg, janë dorëzuar gjithsej 275 padi kundër Maqedonisë së Veriut, që është rritje në krahasim me vitin 2019 kur atje kishin arritur 262 aplikime. Gjatë vitit 2020, numri i padive të dorëzuara kundër Maqedonisë së Veriut është mbi mesataren e Evropës, e matur sipas indeksit të aplikimeve të dorëzuara të 10.000 qytetarëve, të cilët në nivel evropian – gjatë vitit 2020 është 0.50. Maqedonia e Veriut në vitin 2020 me indeks prej 1.31 aplikime të dorëzuara në 10.000 qytetarë, përfundoi në vendin e 12 në familjen e 47 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës.
Nga numri i përgjithshëm i gjykimeve kundër shtetit, më shumë se 100 gjykime kanë të bëjnë me nenin 6 të Konventës, përkatësisht shkeljen e të drejtës për gjykim të drejtë. Përveç këtyre, kundër shtetit padi në Strasburg ka edhe nga lëndët civile administrative, që kanë të bëjnë me paanshmërinë, parimin e barazisë së armëve, mungesa e sigurisë juridike dhe praktikë gjyqësore konsistente, mungesë e shpjegimit të vendimeve gjyqësore, e drejta e qasjes deri te gjykata dhe e drejta për një seancë dëgjimore, diçka që është turp të ndodh në sistemet e shteteve demokratike.
Para Strasburgut erdhën dhe padi për manipulim të ekspertizës për të cilën qytetarët ankohen aq shumë, për barazi të ar*mëve në proceset gjyqësore, sepse ka gjykatës që anojnë nga prokurori në d*ëm të të ak*uzuarit, pastaj për prezumimin e pafajësisë dhe prezencën e të ak*uzuarit në seancë… Ka edhe padi që aku*zojnë gjykatësit se kanë lejuar marrjen parasysh të provave të paligjshme, për përdorimin e një agjenti provokues, madje edhe për të drejtën e përkthyesit dhe kundër përjashtimit të gazetarëve gjatë seancave në Gjykatë.