Ekskluzive: Rikthehet Ermira, sot Ahmeti promovon konceptin “jeshil”


Sot Ali Ahmeti do të promovoj konceptin e ri politik të BDI-së, rrugën e re politike që kjo parti politike do të promovojë në të ardhmen. Nga sot partia e dalë nga lu*fta, me plot oligarkë do të rreshtohet pranë Partive të Gjelbërta në Botë. Partitë e Gjelbërta në botë promovojnë ambientalizëm, jo-dhu*në, jo-lu*ftë, drejtësi sociale, barazi gjinore, LGBT, kundër racizmit, energji të pastërt ndërsa kohëve të fundit në disa shtete partitë e gjelbërta mbështesin legalizimin e mar*ihuanës(ka*nabisit).

Poashtu mësohet se Ermira Mehmeti e cila para disa ditësh tha se kariera politike e saj ka marrë fund, ka marrë propozim nga Ali Ahmeti që të rikthehet në parti dhe të marë postin e lirë nga Hazbi Lika, atë të sekretarit ndërsa Ermirën mund të shofim në zgjedhjet lokale si kandidate për kryetare të Çairit. Të paktën kështu janë informata paraprake por se a ka pranuar Ermira Mehmeti do të shofim sot.