Hapet një gropë masive


Një gropë gjigante që po zgjerohet me dhjetëra metra çdo ditë ka alarmuar banorët në një zonë rurale të Meksikës qendrore, ku po kërc*ënon ta gëlltisë një shtëpi. Kur familja Sanchez dëgjoi një përplasje të fortë të shtunën, ata së pari menduan se ishte një goditje rrufeje. Por ata shpejt zbuluan se toka ishte shembur vetëm disa metra nga shtëpia e tyre në një fushë në Santa Maria Zacatepec në shtetin Puebla. Vrima, e cila është plot me ujë, ishte e gjerë rreth 30 metra deri të dielën.

Ajo u rrit me shpejtësi në 60 metra të hënën dhe rreth 80 metra të martën, thanë autoritetet, duke ardhur në mënyrë të rre*zikshme pranë shtëpisë së familjes Sanchez, të cilët kanë frikë se do të mbeten të pastrehë. Shkencëtarët dhe autoritetet po konsideronin hipotezat duke përfshirë një prishje gjeologjike ose ndryshime në përmbajtjen e ujit të tokës si shkaqet e mundshme. “Do të rritet derisa natyra të vendosë, kur uji të ndalojë së ushtruari presion”, tha guvernatori i shtetit Puebla Miguel Barbosa.