Gordana apo Krenare siç përkthehet në shqip, deri para pak kohësh krenohej me konferencat për shtyp ku akuzonte të pafajshëm, ku etiketonte terrorist djemt tanë.
Gordana para pak kohësh u gëzua duke lindur një djalë që e pagëzoj me emrin Petar. Jankullovska, shfrytëzoi edhe shtatëzaninë duke e përdorur atë, në çastet kur duhej të zhvillohej gjykimi për të. Sipas një rregulli të pashkruar, një nënë pas lindjes, nuk duhet të ngacmohet. A do të vlej ky rregull, për ish ministren e Punëve të Brendshme Jankullovska.
Kujtojmë se Jankullovska burgosi Emel Ramkovskën në rastin e TV A1, atëkohë shtatëzënë, pas stresit të kaluar pësoj abort spontan. Ministrja as që u interesua për gjendjen shëndetësore të Emelit shtatzënë.
Jankullovska burgosi një nënë shqiptare në rastin famëkeq “Monstra”, të gjithë e kemi parasysh mbajtjen për krahësh nga dy burra të një gruaje me shami.
Pas tentimit për t’i shpëtuar burgut lind pyetja: A do ta shpëtojë i biri Petar, nga burgosja nënën Gordana?!
A do të sundojë drejtësia në Maqedoni, apo do vazhdojnë të qëndrojnë të pafajshmit në burg, të fajshmit në liri?/PaCensurë