Dashuria e vërtetë mund të duket sikur gjendet vetëm në përralla, por këto çaste vërtetojnë se marrëdhëniet e qëndrueshme mund të jenë realitet nëse gjeni personin e duhur për të ndarë çdo ditë.
Shareably ka mbledhur disa fotografi virale nga e gjithë bota, me protagonistë çifte të moshuar që vërtetojnë se mosha nuk është kufizim për të shprehur dashurinë.
Ky burrë mëson gruan e tij se si të përdorë një skateboard.
Një tjetër shkrepje tregon një burrë të kujdesshëm që mban gruan në pjesën e pasme të karrocës së blerjeve.
Një tjetër çift po shijonin një lojë sportive në Shtetet e Bashkuara, të kombinuar me bluza që formonin shkrimin: “Bashkë që nga viti 1961”.