Izet Mexhiti kanditat për Shkupin?

Zhvillimet politike po hyjnë në një fazë të re në vigjilje të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në muajin tetor. Me këtë rast nuk mund të qëndrojë indiferent partia më e madhe shqiptare që kërkon një fitore tjetër në këto zgjedhje dhe për të vazhduar dominimin politik në Maqedoninë e Veriut si e vetmja forcë politike që nuk njeh humbje në asnjë cikël zgjedhorë.

Në vijë të këtyre zhvillimeve të rëndësishme, BDI ka filluar të ulë tensionet e brendshme partiake mes disa krerëve të lartë që përkundër të gjithave vetë brenda partisë më të madhe shqiptare gjithnjë është vlerësuar si një stimul më shumë për demokracinë e brendshme partiake dhe mendimin ndryshe që i shërben asaj.

Në drejtim të saj shfaqet edhe njëri ndër protagonistët kryesorë Izet Mexhiti njëkohësisht njëri ndër figurat kryesore që ka fituar disa cikle zgjedhore në Çair por që kësaj rradhe ndryshon kahja e aktivitetit politikë brenda partisë blu drejt një caku tjetër atë të kryeqendrës Shkupin me protagonist pikërisht Izet Mexhitin për të garuar për të parin e këtij qyteti të rëndësishëm për Shqiptarët ndërsa vetë z. Mexhiti ka autoritet për të marrë maksimumin e votave.