Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Kreshnik Bytyqi, sot deklaroi se çdo njëri që ka bërë lëshime ose keqpërdorime në çështjen e me importin e mazutit të dë*mshëm, do të mbajë përgjegjësi.
Ai tha se përgjegjësi do të ketë, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për institucione ose kompani të caktuara.
“Për fat të keq në analizat e para janë përfshirë vetëm një pjesë e kompanive të cilat kanë importuar mazut ose vaj industrial në dy vitet e fundit. Kemi dhënë instruksione që të kemi analizë më të zgjeruar për dhjetë vitet e fundit për të gjitha kompanitë të cilat kanë importuar mazut ose vaj industrial, dhe në momentin që do të kemi informacionet, të jeni të bindur se do të ketë përgjegjësi, pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për Drejtorinë e Doganave, Inspektoratin e Tregut, Inspektoratin e Ambientit Jetësor ose ministritë”, tha Bytyqi.
Ndryshe, dje Qeveria shqyrtoi raportet për mazutin e importuar, por dha afat prej shtatë ditëve që të mblidhen informacione më të zgjeruara.