Rriten çmimet e parkingut në Ohër


Në përputhje me vendimin e Këshillit të Komunës së Ohrit për caktimin e çmimeve për përdorimin e hapësirës së parkimit gjatë verës, N.P. “Biljanini Ivori” filloi të paguaj çmimin e parkimit sipas tarifës sezonale të parkingjeve publike në qytet.

Tarifa sezonale parasheh parkim më të shtrenjtë ndërsa çmimi për parkim në zonën A do të kushtojë 40 denarë, në zonën B – 30 denarë, ndërsa parkimi në të ashtuquajturën “Zona Premium” në qendër të qytetit kushton 1000 denarë për një orë. Tarifa e parkimit sezonal zgjat deri më 1 shtator.