Fotot unike nga fshati pa burra e ujë, aty ku gratë lahen me gjalpë


Himbat janë një nga fiset më të izoluara në Afrikë. Ata jetojnë ende si mijëra vjet më parë, duke gjetur mbijetesën falë dhenve.

Por në fshatin e tyre, në pjesën veriperëndimore të Namibisë, fotografi Stu Mc Kenzie gjeti vetëm gra dhe fëmijë.
Arsyet nuk janë kulturore dhe sociale, dhe nuk ka të bëjë as me konflikte midis fiseve, por me gjendjen klimaterike.
Ajo zonë e kontinentit afrikan po përjeton një nga thatësirat më dramatike të dekadave të fundit, që ka shtrënguar të gjithë meshkujt të transferohen rreth 50 kilometra larg së bashku me pjesën më të madhe të dhenve.

Në fshat me muaj të tërë mbeten vetëm gratë dhe fëmijët. Uji është një “mirazh” në fshat, puset e tharë mjaftojë vetëm për të pirë. Gratë e fshatit tradicionalisht nuk lahen kurrë, dhe përdorin një miks barnash ngjyre të kuqe dhe gjalpi për t’u pastruar dhe freskuar nga vapa.
Ky fis, pavarësisht gjendjes nuk preferon të ndihmohet nga qeveria namibiane, madje shmang më së shumti kontaktet, edhe pse në raste të veçanta kontakti tregohet mirëpritëse dhe me humor të theksuar.