Pas ngjarjeve të fundit në Shqipëri për Kryegjyqtaren e Elbasanit Enkelejda Kapedani, ku kjo e fundit postoi disa video provokuese në TikTok nga vendi i punes, nuk mbeti pa reaguar edhe gazetari nga Shqipëria Bledi Mane. Ai ka shkruar nje postim në rrjetin e tij social Facebook, ku tha se “prisja të shihja një zyrë mbushur me dosje e me gjykatës të tjerë ku diskutohej ndëshkimi i kr*imit por mu shfaq një bjonde me leshra të verdha si balerinë tallavaje në mejhanet e Xibrakës”. Ai gjithashtu tha se kinse shkaku i personave të tillë, reforma për drejtësi qëndron buzë greminës në fije të perit dhe ndoshta me bjonde të tilla si Enkelejda ky vend do katandiset në një bordello të madhe ku ne do vr*asim njëri-tjetrin…
Postimi i tij i plotë:
Kryegjyqtarja/ ELBASANI DIGJET, “KURVA” KRIHET
I ke parë videot e kryetares së gjykatës së Elbasanit Enkelejda Kapedani në zyrën e saj?- më pyeti një kolege gazetare në whats app. Pasi iu përgjigja negativisht, mi nisi 2 videot…
E vizatova një moment në kokën time gjykatësen Enkelejdë si një nga ato gratë e forta magjistrate me flokë me thinja, të pakrehura nga pamundësia e kohës. Një nga ato profesionistet e hekurta që nuk shkon në parukeri por parukierja e qeth shpejt e shpejt në zyrën e tyre dhe gjykatësja vazhdon punon deri vonë me policë te dera.
Prisja të shihja një zyrë mbushur me dosje e me gjykatës të tjerë ku diskutohej ndëshkimi i kr*imit por mu shfaq një bjonde me leshra të verdha si balerinë tallavaje në mejhanet e Xibrakës.
Në Elbasan kr*imi ka mbetur pa vr*arë tashmë vetëm qentë dhe macet e rrugës. Pl*agosjet, vr*asjet, trafiqet, hakmarrja, gjakmarrja e kanë mekur qytetin komplet dhe mileti do të largohet natën por ndryshe nga mileti i marrë peng, kryegjyqtarja e Elbasanit sfilon, dridhet, tundet e shkundet jo vetëm para pasqyrës në shtëpinë e saj por koridoreve dhe zyrave të institucionit publik madje shfaqet pa teklif edhe në rrjetet sociale me veshjet dhe makinat e shtrenjta ku e sheh edhe kr*imineli, edhe vi*ktima.
Karshillëku që bjondja na bëri këto ditë jo vetëm që kurajon kr*imin dhe ma*fien por shk*ërdhen edhe reformën në drejtësi e cila qëndron buzë greminës në fije të perit dhe ndoshta me bjonde të tilla si Enkelejda ky vend do katandiset në një bordello të madhe ku ne do pa*llojmë njëri-tjetrin, do vr*asim njëri-tjetrin…