Në Gjykatën Themelore të Tetovës sot ka vazhduar seanca gjyqësore për incidentin e armatosur më 5 prill në Reçicë të vogël ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi ndërsa u plagosën, Sabit Rexhepi dhe Florim Misini.
Sipas informacioneve që Alsat M ka siguruar gjatë seancës gjyqësore të fjalëve hyrëse, katër të akuzuar Ridvan Dervishi, Lulzim Bitri, Halil Kamberi dhe Sabit Rexhepi kanë pranuar veprën e cila i ngarkohet, respektivisht pjesëmarrje në rrahje. Për këtë vepër Kodi Penal parashikon 3 muaj deri në 3 vite burg.
Bekim Rexhepi nuk ka pranuar veprën për të cilën akuzohen tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Nga ana tjetër, të akuzuarit nga familja Misini, para trupit gjykues u prononcuar si të pafajshëm, pasi që sipas tyre kanë që viktima të rastit. Seancën e radhës, palët do të dëgjojnë fillimisht ekspertët që kanë bërë ekspertizat nga terreni, ndërsa më pas edhe dëshmitarët. Për këtë rast akuzohen gjithsej 13 persona.