Mori fund ankthi, Chelsea shpallet kampion i Evropës

Është skuadra e Chelseat kampioni më i ri i Evropës pasi e ka mposhtur rivalin e Premierligës Manchester City në finalen e Ligës së Kampionëve për edicionin garues 2020/21.

Takimin e vendosi goli i vetëm i realizuar nga Kai Havertz në minutën e 43’ të ndeshjes kur u asistua mjeshtërisht nga Maison Mount. Në pjesën e dytë, City humbi mesfushorin Kevin De Bruyne për shkak të lëndimit pas një përplasjeje me qendërmbrojtësin Antonio Rudiger.

Kështu Chelsea shpallet kampion i Evropës për herë të dytë në histori të klubit, ndërsa Manchester City mbetet edhe më tutje pa e shijuar epitetin e më të mirit të Evropës.