Ish-nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka bërë një reagim pas shpërndarjes së lajmit për rra*hjen e një 15-vjeçari në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.
Sejdiu, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ka thënë se dhu*na në shkollat fillore duhet të jetë temë kryesore e shoqërisë për trajtim.
“Dhu*na në shkollat fillore duhet të jetë një nga temat kryesore në këtë shoqëri! Sot janë duke qarkulluar lajme e video të frikshme për dhu*nën në oborret e shkollave fillore e lajmet për nga*cmime se.ksuale e bu*llizëm nuk kanë të ndalur! Kultura e arsyetimeve duhet ndalur!”, ka deklaruar ish-nënkryetari në ‘Twitter’.
Përgjatë ditës, janë publikuar disa pamje të një rra*hjeje br*utale që ka ndodhur në oborrin e shkollës “Dardania” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme.
Nëna e të miturit, i cili tashmë gjendet në parabu*rgim, ka treguar se djali i saj ka qenë dhe vazhdon të jetë pre e bu*llizmit.
“E dyta herë që po ma rre*hin djalin. Qiky që është i the.run tash ma ka rre.h edhe ma heret. Ka qenë pre e bu.llizmit djali jem prej klasës të parë…A e keni parë videon. Sot e dërguar në parabu.rgim djalin tim dhe shokun e tij. Djalin ma kanë rr.eh kur e ka kry testin e maturës. Djali si e ka kry testin, si ka njoftë ata, e kanë rr.eh turma. I kanë thonë hajde hajde, heki syzat, i shtin në xhep edhe e rre.hin br.utalisht. Ma kanë prishë djalin. S’ka me u nalë kurrë as natën. Ka 30 vetë pe rre.hin edhe këto po ma lojnë fajtor”, tha ajo.