Vizitë e ministrit të Punëve të Jashtme, Osmani në komunën e Tetovës

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot (e shtunë) 29 maj 2021, së bashku me këshilltarët ekonomikë, të cilët brenda diplomacisë ekonomike janë caktuar të udhëtojnë në Varshavë (Grupi i Vishegradit), Mynih (Gjermani dhe Austri), Ankara për Turqinë dhe Abu Dabi për Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e tjera të Gjirit, do të vizitojnë komunën e Tetovës, Zonën e Lirë Ekonomike të Tetovës dhe fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të qumështit Alpi Milk.

Projekti është pjesë e planit më të gjerë për vizita në disa komuna më të mëdha dhe përveç vizitës në Tetovë, vizita të ngjashme do të ndodhin javën tjetër në të gjitha qytetet kryesore të Maqedonisë së Veriut, duke vazhduar me Gostivarin, Ohrin, Manastirin, Prilepin, Krushevën, Kavadarcin, Shtipin, Vinicën, Strumicën, Dojranin dhe Gjevgjelinë.

Qëllimi i vizitave është që këshilltarët ekonomikë të marrin informacion të saktë mbi nevojat e vetëqeverisjes lokale, burimet e mundshme për përdorimin e zhvillimit ekonomik lokal, potencialet turistike, si dhe nevojat e qendrave ekzistuese rajonale të biznesit.