Policia e Shkupit konfiskon 5 motoçikleta, dyshoheshin për gara jo ligjore


Pesë motoçikleta janë marr përkohësisht nga policia e komunikacionit gjatë kontrollit që është ndërmarrë mbrëmë në Shkup, për shkak dyshimeve se te motoçikleta janë vendosur sisteme, pjesë përbërëse dhe pajisje që ndryshojnë nga ato të zakonshmet, në pajtim me nenin 54 të Ligjit për automjete.

Siç kumtoi policia, kundër pronarëve të motoçikletave do të merren masa sipas Ligji të për siguri të komunikacionit rrugor dhe Ligjit të automjeteve.

Në aksionin që e realizuan Departamenti për siguri të komunikacionit rrugor pranë sektorit të punëve të brendshme Shkup dhe Departamenti për sigurim shoqërues të komunikacionit, nga ora 20:00 deri në ora 1:30 të mëngjesit, janë ndërmarrë 27 masa për shkelje në komunikacion për arsye të ndryshme.

Aksioni është pjesë e aktiviteteve të veçanta për parandalim ndalim të organizimeve dhe marrje pjesë në gara joligjore./Telegrafi