Nëse hasni në këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë


Mendim Neziraj është shpallur person në kërkim nga Policia Rajonale e Prizrenit.
Ai kërkohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” i cili është shpallur në kërkim nga hetimet rajonale të policisë në Prizren.

“Ky person kërkohet nga hetimet rajonale të policisë në Prizren.
Vepra penale: Lëndim i rëndë trupor Për çdo informacion ju lutem kontaktoni në numrat: Nga telefonia fikse dhe mobile: 192 ose 038 550 999, ne Prizren 029 244 355 Të gjitha thirrjet në numrin 080019999 janë anonime, pa pagesë dhe konfidenciale”, thuhet në njoftimin e policisë