Tetë artistë të tjerë të rinj performuan në këtë gjysmëfinale të dytë të festivalit “Kënga Magjike”.
Juria i dhanë dritën e gjelbër 7 artistëve të rinj. Kështu, statusin Big e morën Josil, Eldis Arrnjeti, Gzim Hajdari, Stiv, Genti Disha, Gent dhe Kleoniki. Magji, emocion dhe performanca të jashtëzakonshme po e përcjellin edhe natën e dytë të gjysmëfinalës së Festivalit “Kënga Magjike”. Finalja e madhe e “Këngës Magjike” do të mbahet të shtunën më 29 maj.