Deputeti Bajrami, falenderon ministrin Hoxha për bashkëpunimin dhe kujdesin që tregohet ndaj të gjithë bujqëve


Bastri Bajrami
Në pyetje deputetësh para disa javëve në kuvendin e RMV-së, pyeta publikisht Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave Arjanit Hoxha, për problemet e bujqive në Komunën e Gazi Babës dhe Haraçinës, e në veçanti për ata bujq që u prekën nga vërshimet e 2016-tës. Sot, kam marr përgjigje me shkrim nga kjo ministri, ku për secilën pikë që kam ngritur më janë përgjigjur se pse nuk i kanë marrë dëmshpërblimet e nevojshme.

1.Problemet për kompensimin e fermerëve ndodhën në vitin 2015 kur komisioni qeveritar për deme dhe fatkeqësi përjashtoi sektorin e bujqësisë.
2.Në lidhje ne kompensimet e fermerëve që pësuan në vitin 2016-të, ministri e bujqësisë ka vepruar konform nenit 99-të të ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.
3.Ndihma u është paguar të gjithë fermerëve që kanë pasur dokumentacionin e nevojshëm dhe ku është vlerësuar gjendja faktike.

Këto ishin vetëm disa pika nga pëgjigjia që mora nga MPBEU. Falenderoj ministrin Hoxha për bashkëpunimin dhe kujdesin që tregohet ndaj gjithë bujqive.
https://www.facebook.com/watch/?v=991519654999739