Fadil Zendeli do të sfidojë Taravarin për kreun e Komunës së Gostivarit?

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, njëherit edhe nënkryetar i parlamentit të RMV-së, siç duket e ka filluar fushatën e zgjedhjeve lokale në Gostivar.
Në rrjetet sociale mbrëmë janë shpërndarë fotografi të deputetit Zendeli në takim me qytetarët e Gostivarit
Ditëve të fundit Fadil Zendeli është aktivizuar në terren dhe sipas informacionëve në media që qarkulluan muaj më parë, ai do t’i hyjë garës për kryetar të komunës në Gostivar.

Ende nuk dihet nga kush do të ketë përkrahje deputeti Zendeli në zgjedhjet lokale, por sipas informacioneve në degën e Besës në Gostivar, ai do të sfidojë kreun aktual të komunës, Arben Taravari, për shkak të keqeverisjes në mandatin e tij katërvjeçar.
Ndryshe, Besa është edhe në procesin e riorganizimit të brendshëm partiak.