SKANDAL: Mjeku në “viber”, pacienti lëngon! (VIDEO)


Ky video regjistrim është realizuar në Klinikën e toksikologjisë në Shkup.

Pacientja në gjendje të rëndë, po pret mjekun që ta kontrollojë, ndërsa mjeku nuk gjen dot kohë pasi është i zënë me porositë në telefon.

Shoqëruesi i pacientit pasi ka tentuar disa herë që t’i tërheq vëmendjen mjekut, duke i thënë, që të përkujdeset për shëndetin e zonjës në fjalë e cila pret shërbim, mjeku nuk ka reaguar.
Atëherë shoqëruesi i del në krah mjekut dhe me telefonin e tij e xhiron këtë pamje, e cila ashtu siç shihet është një skandal! Për mjekun në Maqedoni telefoni është më i rëndësishëm, se shëndeti i pacientit!

Mjeku pasi ka hetuar se po xhirohet, i revoltuar ka paraqitur rastin tek drejtori, si për çudi nuk është suspenduar mjeku që nuk ka kryer shërbimin, por është ndëshkuar pacienti, shoqëruesi i së cilës ka xhiruar me telefon.

Pacientes në fjalë i është vënë “pikë” në spital dhe që nga ajo ditë, kur lajmërohet në mjek hasën në pengesa!