Sot (26.05.2021) në orën 00.20 në Gostivar, pjesëtarët e policisë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria personat K.M. (31) dhe I.M.
(32), të dy nga Gostivari. Gjatë një bas*tisje në shtëpinë e tyre në Gostivar, që është kryer me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë në disa vende kanë gjetur dhe konf*iskuar 17 pako me substancë të panjohur pluhuri të bardhë. Personat janë mbajtur në stacionin e policisë dhe pasi
të dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të ngrihen akuza të përshtatshme.