BE thërret ambasadorin bjellorus për in*cidentin e ”Ryanair”


Shërbimi diplomatik europian thirri ambasadorin e Bjellorisë në Be për t’i shprehur dë*nimin e institucioneve europiane dhe të shteteve anëtare pas ndryshimit të itinerarit të një avioni që ishte nisur drejt Minskut dhe arr*estimin e një opozitari bjellorus, sipas një komunikate të publikuar sot.
Në një samit të 27 vendeve të Bashkimit Europian do të diskutohet sot për sanksione të reja kundër regjimit të presidentit Alexandre Loukachenko pas këtij incidenti.

Bashkimi Europian dhe NATO kritikuan ash*për Bjellorusinë për devijimin e avionit të pasagjerëve të kompanisë ”Ryanair” në Minsk në mënyrë që të arr*estonte një aktivist bjellorus.
“Shumë i shqetësuar në lidhje me njoftimet për një ulje të detyruar të fluturimit ‘Ryanair’ në Minsk. U bëjmë thirrje autoriteteve të Bjellorusisë që menjëherë të lirojnë fluturimin dhe të gjithë pasagjerët e tij”, theksoi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në Twitter.

Ai theksoi se një he*tim i Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) mbi in*cidentin do të jetë thelbësor.
Një avion lu*ftarak bjellorus ”MIG-29” interceptoi avionin e pasagjerëve ”Boeing 737-8AS” të kompanisë ”Ryanair” duke kaluar nëpër hapësirën ajrore bjelloruse ndërkohë që po udhëtonte nga Athina në Vilnius.
Avioni i pasagjerëve u detyrua të ulej në Minsk për shkak të një kërc*ënimi për bo*mbë.

Sipas raporteve të fundit, në aeroport pretendohet se është arr*estuar gazetari Roman Protasevich, të cilin autoritetet bjelloruse e ak*uzojnë për përfshirje në aktivitete të pretenduara te*rroriste.
Avioni i ”Ryanair” mbërriti në Vilnius, Lituani, me shtatë orë vonesë.
Protasevich është themeluesi i kanalit të informacionit të mediave sociale NEXTA, i cili luajti një rol të madh në pro*testat në kryeqytetin bjellorus Minsk verën e kaluar, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Alexander Lukashenko.