Tetovari Tahir Uzairi, sot ka kërkuar ndihmë nga portali Pa Censurë për të gjetur personin që ka humbur të hollat me datë 18 Maj 2021 në Rrugën PG 77 afër lokalit DAMASKA.
Ai përmes këtij postimi në Facebook ka thënë se pret që ta gjejë pronarin dhe t’ia dorëzojë të hollat.
“Këto të holla i kam gjetur në rrugën PG 77 afër lokalit DAMASKA apo ndryshe kjo lagje quhet edhe Vardarska, Unë kërkoj personin që i ka humbur këto të holla të paraqitet në këtë numër telefoni 070/800-642 dhe tja dorzoj të hollat që i kam gjetur, ndërsa personi që do lajmërohet duhet të dijë sa të holla ka humbur dhe në çfar valute kan qenë “, tha Tahir Uzairi personi që ka gjetur të hollat për Pa Censurë.
Tahir Uzairi kërkon që ky njoftim të shpërndahet sa më shumë me qëllim të gjendet sa më shpejt personi që i ka humbur, ndoshta atij i duhen për nevoja të ndryshme jetësore.
Kjo tregon se Tetova ka njerëz të ndershëm dhe bujar.