Maskat nga një qershori nuk do të jenë të detyrueshme të mbahen në të hapur. Kështu shkruan Lokalno duke u thirrur në burimet brenda Komisionit për Sëmundje Infektive.
Situata epidemiologjike në vend është duke u stabilizuar, dhe nisur nga kjo, pritet që të miratohet ky vendim.
Përndryshe vazhdimisht po bie numri i rasteve të reja me virusin Kovid-19, kështu që sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti për shëndet publik, prej 3.143 testimeve janë regjistruar 37 raste të reja.
Në pikat vaksinuese në vend, përfundimisht me pardje, janë vaksinuar gjithsej 220.733 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e morën 4.123 qytetarë, ndërsa gjithsej, ditën e njejtë, janë vaksinuar 4.148 qytetarë.
Në vend, siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, gjithsej janë aplikuar 259.577 doza të vaksinës, ndërsa janë rivaksinuar 38.806 qytetarë.
Vaksinimi, vlerësojnë, po zhvillohet pa pengesa në të gjitha pikat e vendit.
Interesi për vaksinim çdo ditë po rritet, ndërsa deri më tani 398.243 qytetarë kanë shprehur dëshirë për vaksinim përmes ueb platformës vakcinacija.mk.