Çair, bari mbulon oborrin e SHF “Adem Jashari”, kabllot elektrike rre*zikojnë fëmijët!


Oborrin e shkollës fillore “Adem Jashari” në Çair e ka mbuluar bari. Fëmijët lozin me frikë, ndërsa prindërit janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre pasi ka edhe kabllo elektrike të cilët nuk janë vendosura mirë.
“Jemi në oborrin e shkollës fillore Adem Jashari në Komunën e Çairit. Bari mund të shihet se gjëri deri në gjunjë. Nga drejtoria e shkollës na thonë që do ta kositin barin kurse nga aty nuk kanë përgjigje se kur do ta pastrojnë barin”.

Faredin Musliu mbi 20 vite punon si roje në këtë shkollë. Thotë se ka filluar për ta kositur barin, por se makina i është prishur.
“Deri tash e kanë mirëmbajt ndërmarrja Parqe dhe Gjelbërime. Një ditë e kemi marrë një makinë ta kositmi ajo u djeg edhe mbetëm pa e kosit barin. Ne deshëm me pastru shkollën ama u djeg motori çfarë të bëjmë. Normal për fëmijët është rre*zik, normal që është rrezik për fëmijët”, tha Faredin Musliu, roje e shkollës fillore Adem Jashari.

Drejtori i shkollës thotë se kanë dërguar letër deri te ndërmarrja publike “Parqe dhe Gjelbërime” dhe presin ta pastrojnë barin. Por sipas udhëzimeve që ministria e Arsimit ka publikuar shkollat duhet vetë ta mirëmbajnë oborrin e shkollës pasi që kanë të ndarë buxhet të posaçëm për këtë gjë.