Mickovski i cakton kushtet e mbështetjes për shqiptarët në zgjedhjet lokale


Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një deklaratë ka thënë se kandidatët shqiptarë që do të fitojnë në zgjedhjet lokale, nëse dëshirojnë përkrahjen e VMRO-DPMNE-së, dhe partive tjera, do të duhet të respektojnë dinjitetin e maqedonasve dhe të bashkësive më të vogla etnike.

“Më së paku që mund të kërkojmë nga partneri i jonë i ardhshëm, i cili pretendon ta merr përkrahjen për kryetar komune është në këto mjedise të përziera, është që t’i respektojë maqedonasit dhe bashkësitë e tjera më të vogla. Ndërsa për ta parë këtë në vepër, të paktën mund të merremi vesh kryesuesit me Këshillin të jenë nga bashkësia e dytë me shumicë, kjo, shembull është në Tetovë ose Gostivar, pra të jetë maqedonas”, ka thënë Mickoski.

Ai shton se nuk ka pasur bisedime me partitë opozitare shqiptare, por i bën thirrje partitë maqedonase dhe partitë e tjera të bashkësive më të vogla etnike, t’i bashkëngjiten kësaj iniciative të VMRO-së, ngase vlerëson ai, vetëm në këtë mënyrë nuk do të ndjehen si qytetarë të rendit të dytë në shtetin e tyre.