Eurovisioni edhe kësaj radhe doli të jetë puro politik. Kjo e prishi magjinë e kësaj nate, sepse disa këngë të bukura nuk u vlerësuan fare.
Sikur më parë, fqinjët votuan njeri tjetrin. Përjashtimi ndodhi me Maqedoninë, e cila i dha 12 pikë Serbisë, e asnjë Shqipërisë.
A thua kush janë emrat e kësaj jurie kaq “profesionale”, a ka ndonjë shqiptarë aty. Kush e paguan këtë juri, e cila me dashje lëndoi mbi 40 për qind të shqiptarëve në Maqedoni.
Ku duan të shkojnë maqedonasit me këtë urrejtje ndaj shqiptarëve. Pse me Shqipërinë, e cila nuk i konteston asgjë dhe s’ka asnjë çështje të hapur me të.
Pse nuk e marrin shembull Zvicrën, e cila me shqiptarët po korr suksese më të larta në arenën ndërkombëtare, qoftë në muzikë, art dhe sfera tjera. Madje Zvicra është mirënjohëse, djemtë tanë e çuan edhe kombëtaren e Maqedonisë në futboll në garat evropiane, por shumica e maqedonëve nuk e duan as suksesin prej tyre. Turp!