Një gjyshe në Gjermani është bërë një fenomen në rrjet, pasi ka mbushur pjesën më të madhe të trupit të saj me tatuazhe me pretendimin se i japin energji.
55-vjeçarja Kerstin Tristan e cila ka qenë më herët modele, e bëri tatuazhin e saj të parë para 5 vjetësh për ta mbushur më pas të gjithë trupin me lule dhe flutura.
Kerstin tregon se nuk i pëlqente më parë tatuazhet, por që nga vitit 2015 ka shpenzuar të gjithë kursimet e saj për të pikturuar thuajse 90% të trupit.