Pjesë të Kisella Vodës, Gjorçe Petrovit, Karposhit dhe fshatit Ajvatovci nesër do të mbeten pa energji elektrike.
Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza, duke iu referuar njoftimit nga EVN Maqedoni, informon se nesër prej orës 08:30 deri në orën 11 pa energji elektrike do të mbeten banorët e rrugëve “Marko Oreshkoviq” dhe “Dimo Haxhi Dimov” nga numri 105 deri në numrin 126 në komunën e Kisella Vodës.
Në periudhën prej orës 09:30 deri në orën 11:30 pa energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e fshatit Ajvatovci, gjegjësisht rruga numër 4 dhe pjesa drejtë manastirit, ndërsa prej orës 9 deri në orën 12, një pjesë e banorëve nga rruga “Hristo Batanxhiev” numër 51 në komunën e Gjorçe Petrovit.
Pa energji elektrike në periudhës prej orës 9 deri në orën 15 do të jenë shfrytëzuesit nga rruga “Razllovaçko Vostanie” në komunën e Karposhit.