Këngëtarja turke kopjon këngën arbëreshe “Moj e bukura more” (VIDEO)


Këngëtarja e famshme turke, Nukhet Duru, ka kopjuar muzikën e këngës së famshme arbëreshe, “Moj e bukura more”, duke e përshtatur në baladën e saj, ‘Kapildin Gitti’.Kënga “Moj e bukura more” cilësohet si një himn i emigrimeve, i dhimbjes dhe i mallit të të larguarve nga vendi dhe është ndër këngët arbëreshe të interpretuara më shpesh.

Kënga “O e bukura More” memorizon kujtesën e madhe të një atdheu të humbur. Sipas filologut arbëresh, Dhimitër Kamarda,  është një toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë.