Aktivistja e Shoqërisë Civile, Zana Avdiu ka folur për ngacmimet seksuale, pasi një deklaratë e saj u bë virale në rrjetet sociale.
“Vetëm t’i thuash gruas dukesh bukur, është ngacmim seksual. Ose ngacmim me shikim, ngulmi i syve nga majat e këmbëve te maja e flokut, është ngacmin seksual. Kalon te fjala dukesh bukur, hapi i tret është prekja e pastaj përdhu*nimi”, ishte shprehur ajo.
Ndërsa, sot përmes një njoftimi në Facebook, Avdiu tha se komplimentet ‘sa bukur po dokesh’, nëse nuk kanë qëllim ngacmimin seksual, pse këto ‘komplimente’ nuk ua jepni në sy të një burri, që është me të.
Madje ajo u drejtoi edhe një pyetje, burrave që ngacmojnë.
“Çka kishi me ba, nese mjeku ua komplimenton gruan kur ajo shkon ne kontrolle? Po profesori kur ajo shkon ne fakultet, apo avokati kur ajo kerkon ndihme, ose nga polici kur lajmeron ndonje rast, apo shefi i saj kur ajo shkon ne pune?”, thuhet në postimin e saj.