Ademi: Nuk është koha për një njësi zgjedhore

Bashkimi Demokratik për Integrim shprehet kundër një njësie zgjedhore për shkak se momentalisht nuk është koha.
“Nuk është koha për një njësi zgjedhore. Natyrisht duhet të pasqyrohet heterogjeniteti i shoqërisë sonë multietnike”, tha deputeti i BDI-së, Arbër Ademi.

Edhe pse propozimi për një njësi zgjedhore kishte mbështetjen e LSDM-së, Qeveria dha mendim negativ për ndryshimet e Kodin Zgjedhor.
Ndryshe, propozimi për një njësi zgjedhore ishte i partive politike më të vogla maqedonase që përfaqësohen nga deputetë të koalicioneve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.