Kompanitë ajrore do t’i peshojnë udhëtarët nga frika e mbingarkimit të avionëve

28.07.2020, Brandenburg, Schönefeld: Komparsen in grünen Warnwesten nehmen beim Probelauf im Terminal 1 des Hauptstadtflughafens Berlin-Brandenburg (BER) Koffer vom Gepäckband, um zum Check in zu gehen. Etwa 500 bis 600 Mitarbeiter und 400 Freiwillige probten in der zweiten Phase des Operational Readyness and Airport Transfer (ORAT) Standardprozesse für Passagiere vom Einchecken über die Sicherheitskontrolle bis hin zum Boarding und Deboarding (Ankunft). Foto: Soeren Stache/dpa-Zentralbild/dpa +++ dpa-Bildfunk +++

E çuditshme, por e vërtetë, së shpejti pasagjerët para se të hipin në aeroplan, do të peshohen për kilogramët e tyre.
Së shpejti, kompanitë ajrore mund të fillojnë të peshojnë njerëzit nga frika se avionët mbingarkohen dhe rritin rrezikun e fluturimeve.

Referuar mediave të huaja, personat me kile të “tepërta” do të duhet të peshohen para se të hipin në avion.
Theksohet se kjo do të ndihmonte që avionët, veçanërisht ata të vegjël, të mos e kalojnë limitin e tyre të lejuar të peshës.

Transportuesit e linjave ajrore kanë për detyrë të llogarisin peshën dhe ekuilibrin e avionëve të tyre për të siguruar atë brenda kufijve të lejueshëm për sigurinë e avionit.
Peshimi i pasagjerëve në aeroporte do të krijonte një numër më të saktë për peshën mesatare të pasagjerëve, në mënyrë që numri i vendeve në dispozicion në fluturime të rregullohet në përputhje me “rrethanat”.