E shkarkoi Vjosa Osmani, Gjergj Dedaj: Këtë ma kishte bërë vetëm Millosheviqi kur më vr*au familjen

Diplomati Gjergj Dedaj, ka hedhur ak*uza të rënda ndaj presidentes Vjosa Osmani, e cila sonte e shkarkoi atë nga pozita e Ambasadorit të Kosovës në Shkup.
Lidhur me këtë vendim, Dedaj në Edicionin Special, e ka quajtur Vjosa Osmanin, ”presidente të kon*trabanduar” madje duke iu referuar edhe me emrin e politikanes Lenka Çuko.
”Kosovën e duam shumë, për Kosovën kemi bërë çdo gjë”.

”Kemi sakrifikuar çdo gjë, por është me rëndësi të themi se do të qëndrojmë vertikalisht siç kemi qëndruar në të gjitha stuhitë, edhe gjatë regjimit të Millosheviqit edhe gjatë lu*ftës, edhe tash edhe deri në vd*ekje”.
”Në fakt, presidentja e kon*trabanduar Lenka Çuko, respektivisht Vjosa Osmani, mund të merr vendime arbitrare, joligjore antikueshtetuese, johumanitare mbi baza të ndryshme të hakmarrjeve ten*dendicoze politike”.
Mes tjerash Dedaj u shpreh se Osmani ka nisur një grushtshtet dhe po bën diskr*iminim dhe kr*im të paparë ndaj tij siç e quan ai sikurse Sllobodan Milloshqviqi kur i kishte vr*arë familjen.

”Në një mënyrë të shantazhuar me uz*urpime në krye të shtetit, ajo ka filluar një grushtshtet, një gu*lgotë dhe një diskr*iminim mund të them ndaj meje dhe një kr*im të paparë”.
”Mund të them se këtë ma ka bërë vetëm Millosheviqi kur ma ka vr*arë familjen time dhe kjo tash më ndodh edhe mua dhe ne jemi shumë krenar dhe çdo gjë e presim të buzëqeshur dhe shumë krenarë”.