Pak ditë më parë, Tuna i surprizoi të gjithë teksa zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja publikoi në Instagram disa foto shumë emocionuese nga procesi i lindjes. Ajo zbuloi se ishte bërë sërish nënë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Zen.“Luta Zotin të më sjell në jetë një mashkull që do të më dojë gjithmonë. Ai më bekoi me dy djem”, shkroi Tuna përkrah fotove.
I vogli duket se rritet dita-ditës dhe Tuna nuk ngurron të publikojë shpesh foto të tij në rrjete sociale. Ajo ka publikuar në Instagram një imazh shumë të ëmbël e paqësor të vogëlushit, që shihet duke fjetur mbi krevat.
“Jom dashuru në ty”, ka shkruar Tuna përkrah fotos.