Mediat serbe kapen me përfaqësuesen e Shqipërisë në Eurovision, kjo është arsyeja (FOTO)


Ka përfunduar nata e parë gjysmëfinale e festivalit të madh evropian të këngës, Eurovision Song Contest.
Mbrëmja e zhvilluar direkt nga salla e madhe “Ahoy” në Rotterdam të Holandës, solli në skenën e saj gjigante plot 18 artistë nga 18 shtete të ndryshme.

Por, në këtë event në Rotterdam nuk mungoi “shqiponja”.
Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, që përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision’ ka bërë simbolin e shqiponjës me duar.
E, pikërisht ky veprim i këngëtares shqiptare ka “tronditur” mediat serbe.

Ato këtë veprim të këngëtares së njohur shqiptare e kanë quajtur si një skandal, dhe si një provokim i turpshëm nga ana e përfaqësueses së Shqipërisë.
“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angelia Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para mediave dhe treguan simbolin e ‘Shqipërisë së Madhe’, të ashtuquajturën ‘shqiponja dykrenore’ në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj”, shkruajnë mediat serbe.