Anxhela Peristeri bëri shqiponjën në Eurovision, mediat serbe kundër saj: “Skandal, provokim”


Anxhela Peristeri është përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovisionin e këtij viti.
Këngëtarja shqiptare ka mahnitur me zërin dhe performancën në provat e festivalit, ndërsa nga mediat u rendit edhe si artistja me veshjen më të bukur.

Por Anxhela mori vëmendje edhe me një veprim tjetër, i cili ka ngritur reagimet e mediave serrbe.
Artistja në një paraqitje para mediave kishte bërë simbolin e shqiponjës, fotografi që e ka postuar edhe në rrjetet sociale.
Ky veprim është kri*tikuar nga ‘’Novosti’’, e cila i ka dedikuar një artikull këngëtares shqiptare duke e kritikuar për veprimin që sipas tyre ishte një provokim.