Kur kanë kaluar 24 orë nga raportimi i lajmit se së shpejti nis “Big brother VIP Albania”, kurioziteti i publikut duket maksimal e po ashtu nuk kanë vonuar të zbulohen detajet e para. Padyshim pjesa që ka marrë më shumë vëmendje lidhet me personat që do marrin pjesë në këtë format, pasi nuk do jenë njerëz të thjeshtë por persona publikë. Po sikur t’ju themi se dy pjesëmarrësit e parë janë zbuluar? Dhe bëhet fjalë për dy figura që ju i njihni fare mirë.. Burime per Kryefjala.com kanë zbuluar se dy konkurrentet e para do të jenë pikërisht vajzat që trazuan rrjetin në Për’puthen, Shqipe Hysenaj dhe Tea Trifoni. Dy vajzat nuk shquhen për marrëdhënie të mira, të paktën në publik sepse në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto ku ato janë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Paraprakisht mund të themi se debatet dhe tonet e larta sapo u siguruan edhe për shtëpinë e konsideruar si më e famshmja në vend.
Sakaq, më herët ditën e sotme Kryefjala.com raportoi se moderimi i emisionit i është ofruar Arbana Osmanit mirëpo nuk dihet nëse e ka pranuar këtë ftesë. Në rrjetet sociale më herët ajo ka treguar se i mungon ky emision dhe se nëse do i bëhej ftesa për ta moderuar sërish do pranonte. Për momentin, ajo është në përfundim të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.